Skandal , Pas Zogut, edhe Berisha, i drejtohet me “Madhëria Juaj”

Nuk paskan të mbaruar çuditë me termat protokollare në Shqipëri.Nëse një ditë më parë, Leka Zogu iu drejtua Berishës si ta kishte vartës, këtë çudi e ka thelluar edhe më shumë sot kryeministri në Burrel, kur iu drejtua me emërtesën “Madhëria juaj”.
Deklaratat që kanë sjellë menjëherë reagime të qytetarëve që nuk e konsiderojnë Leka Zogun Madhëri dhe Mbret të Shqipërisë, pasi është një status i paligjshëm dhe ai thjeshtë vetëquhet si i tillë, erdhën sot në mesditë, kur Berisha mori pjesë në ceremoninë e vendosjes së shtatores së Mbretit Ahmet Zogu, në sheshin kryesor të qytetit të Burrelit.
Berisha, i ftuar nderi në këtë ceremoni, zbuloi në mënyrë simbolike Shtatoren e nderit, së bashku me “Madhërinë e tij Leka Zogu i Parë”.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin “Madhëria e tij” (!) Leka Zogu i Parë dhe pjesëtarë të tjerë të “familjes mbretërore”, deputetë të zonës, ministra të kabinetit qeveritar, përfaqësues të pushtetit vendor, etj.
Kryeministri vlerësoi se me këtë shtatore “vendoset në piedestalin që e meriton, njëri prej burrave të shquar të kombit shqiptar, arkitekti dhe themeluesi i shtetit modern të shqiptarëve, Mbreti Zogu i Parë”.
Këtu, Berisha iu drejtua Leka Zogut me titullin Madhëri: “Madhëria juaj Leka Zogu i Parë, është një nder i madh, një kënaqësi e veçantë, që sot nisim festën e fitores, duke vendosur në piedestalin që e meriton njërin prej burrave të shquar të Kombit shqiptar, arkitektin dhe themeluesin e shtetit modern të shqiptarëve, Mbreti Zogu i Parë”.
Më tej Berisha theksoi se “Vendosja e shtatores të Mbretit Zogu i Parë në këtë shesh është një nder i madh që ne i bëjmë mbarë kombit shqiptar”, duke shtuar se sipas tij, “pavarësia u shpall në Vlorë, por shteti modern shqiptar nisi këtu në Mat, me burrin e madh të kombit Ahmet Zogun”.
Nga ana e tij, i biri i Ahmet Zogut, Leka Zogu, duke u evidentuar sigurisht, si “Madhëria e tij”, u shpreh se ndihej shumë i prekur dhe i nderuar që Kryeministri Berisha ishte i pranishëm në këtë ceremoni.
Leka Zogu, ka vlerësuar se vendosja e Shtatores së Mbretit Ahmet Zogu në sheshin e qytetit të Burrelit, është një moment historik që i përket gjithë Shqipërisë, por veçanërisht Matit.

Në lidhje me artikullin sqaroj se Kuvendi ka miratuar një ligj të posaçëm për statusin e familjes Zogu.
L I G J Nr.9063, 8.5.2003 PËR STATUSIN E TRASHËGIMTARËVE TË ISH-FAMILJES MBRETËRORE i miratuar nga socialistët thotë:
Neni 4
Statusi dhe trajtimi protokollar i trashëgimtarëve të ish-Familjes Mbretërore përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave, sipas legjislacionit në fuqi.
Pra në qoftëse Kryetari i Këshillit të Ministrave e trajton kështua ai ka një të drejtë juridike që nuk e ndalon që shtetasin Leka Ahmet Zogu ta trajtoj si Madhëri e Tijë.
Rasti i Bullgaris na tregon se kur Mbreti Simeon u bë kryeministër në vitet 2000 atij nuk ju ndalua të trajtoj vetëveten si Madhëri dhe për këtë nuk ka pasur asnjë kundërshtim nga Gjykata Kushtetuse Bullgare.