SOLIDARITE NDAJ SOLIDAREVE

Posted by arj@N | Artikuj | e Mërkurë 18 Nëntor 2009 5:12 pm

Jo më ’’solidaritet’’. Nuk e duam një ‘’solidaritet’’ të tillë. Na mjaftojnë  problemet që kemi, pasi për problem bëhet  fjalë. Νjë ‘’solidaritet’’ i këtillë është kthyer në një nga pengesat e shumta të mendimit,veprimit dhe fjalës së lirë të emigrantëve. Ky ‘’solidaritet është i’’ mbushur me elementë që burojnë nga mentaliteti mbizotërues i pronarëve grek për ne emigrantët ‘’fatkeq’’
Këto elementë  duken qartë edhe tek parulla e famshme ‘’ Emigrantët janë mëkatarët e kësaj bote…’’. Nëse gjërat nuk  do kishin kapërcyer  kufirin e parullës, pavarësisht se edhe ajo nuk tingëllon mire ne veshët tanë , do ishim të gjithë të lumtur, veçse kjo parullë  fatkeqësisht shpreh mentalitetin që mbizotëron gjerësisht  nga e Majta e deri tek Anarkia.
Janë më se të qarta arsyet që pronarët  duan që ne të jemi të dënuar në një fatkeqësi dhe në një skamje shekullore, që të kenë mundësinë për të na shfrytëzuar sa më mirë e me lehtësinë më të madhe. Nuk është e mundur veç që solidarët grekë të në trajtojnë si të pamundur e fatkeq, domethënë ashtu siç na trajtojnë edhe pronarët. Pasi vetëm me këtë mënyrë mund të shpjegohet  qëndrimi i tyre kundrejt përpjekjeve tona si emigrantë për vetorganizim, qoftë edhe me mënyrën që bëhen dhe formën që ato marrin, duke u përpjekur të themi fjalën tonë nëpërmjet veprimtarive tona, cilado qofshin ato, pasi bëhet fjalë për jetën tonë.Fjala solidaritet, me gjithë çka përfaqëson, ka humbur tashmë çdo kuptim kur bëhet fjalë për qëndrimin e të majtëve dhe të anarkistëve kundrejt ne emigrantëve.E majta na përdor si subjekte revolucionare, ndërsa anarkistët na duan të veshur me të zeza, përndryshe nuk je i denjë për tu bërë luftëtar apo ‘’revolucionar’’, domethënë nuk je in. Disa të tjerë që i përkasin këtyre rrymave politike janë tejet të mbushur me ‘’solidaritet’’ për ne, duke arritur deri atje sa të na tregojnë rrugën e ‘’drejtë’’, të luftojnë për hatrin tonë, bile edhe të flasin e të shkruajnë në emrin tonë.Në këto rrethana idesë së solidarizmit  i shtohet edhe një dimension tjetër, të cilin ne emigrantët, pavarësisht se konsiderohemi nga Lëvizja si të papjekur politikisht, nuk ngurrojmë ta konstatojmë dhe ta vëmë në dukje:
Solidaritet solidarëve për të gjetur identitetin e humbur të solidarizmit
clandestalb.blogspot.com

2 Komente »

  1. Koment nga kamia — Nëntor 24, 2009 @ 12:06 pm

    shume mire te gjitha keto por per anarkistat e keni gabim…jetij ne greqi edhe njoh shume anarkista edhe mundem te them se nuk mendojne gjere te tilla per emigrantet!thjeshte mendojne se i kane vllezer

  2. Koment nga arj@n — Nëntor 26, 2009 @ 3:15 pm

    solidaret grek nuk jane vetem anarkistat dhe me as nje menyr anarkistat nuk marin nje vend te tille per emigrantet, por karamelja qe duan te kalojne pronaret dhe pushtetueset jo vetem grek kalon dhe te “solidaret”

Prurje RSS për komente në këtë postim. TrackBack URI

Lini një koment