Jetimë që rezikojnë të mbeten pa shtëpi
Gearti eshte nje prej nxenesve te shkolles se mesme ‘Myslym Shima’ ne Tirane. Pas vdekjes se babait dhe me pas te nenes se tij, ai dhe motra 10-vjecare mund te humbasin edhe te vetmen pasuri qe u kishte mbetur, shtepine.
Nena e tyre ka vetem 3 muaj qe ka vdekur nga nje semundje e pasherueshme dhe 16-vjecari i kalon ditet duke menduar sesi te paguaje detyrimet ndaj bankes.
“Kam problemin e shtepise, duhet te paguajme kredine, po nuk kemi te ardhura te mjaftueshme. Kam frike se mos me nxjerrin nga shtepia”, thote Gearti.
E ema, Tatjana ka qene punonjese e nje prej bankave ne Tirane, ku ka marre nje kredi si shume shqiptare per te blere shtepine.
Fatbardha, tezja e Geartit regon se prej dy muajsh nuk kane paguar kredine, pasi ajo ende nuk ka marre kujdestarine e femijeve dhe askush nuk eshte ne pune.
Edhe ne shkolle e dine gjendjen e veshtire ne te cilen ndodhet Gearti. Mesuesja kujdestare thote se para se te vdiste nena e tij kishte treguar per situaten e veshtire ne te cilen ndodheshin.
Shoket dhe shoqet e tij te klases kerkojne ta ndihmojne, por nuk dine sesi.
Te aferm, mesues, por edhe miqte e tij shpresojne qe Gearti dhe motra e tij te mos perballen me nje humbje tjeter, e cila eshte me e vogel, por qe ne te ardhmen e ketyre femijeve mund ta cenoje rende.
Rregullat dhe ligjet e bankave jane te rrepta, por ne keto kushte kur dy femije te mitur jane pa prinder si duhet te veprohet? A duhet te nderhyjne strukturat e shtetit qe te evitojne nje tjeter drame ne kete familje?
Nga KOLEKTIVI.ORG
