Leter e Th. Iliopoulos

Posted by arj@N | Artikuj | e Martë 4 Gusht 2009 2:27 am

Theodore Iliopoulos, i paraburgosur në burgjet Koridalos  i arrestuar që më 22 dhjetor, pas refuzimit të të gjitha procedurat ligjore për tërheqjen e paraburgimit dhe vendimin e Keshillit Te gjykates per vazhdimin e e paraburgimit te tij per 6 muaj akoma. Fillon Greve urie qe neser 9 qershor 2009.

Leter e Th. Iliopoulos

Sot, më 9 Korrik 2009

Më 8 Korrik ,  pas  6½  muajsh  burg, ku u gjënda për ngjarjet e
Dhjetorit, i akuzuar për gjëra që nuk kam bërë, Këshilli i Gjykatës
vendosi vazhdimin e burgimit tim.

Është vendimi i vetëm që vendosi vazhdimin e burgimit për një çështje të
tillë, në një kohë kur të gjithë të paraburgosurit e tjerë për ngjarjet e
Dhjetorit, me akuza të njëjta ose dhe të tjera, janë lënë të lirë.

Ky vendim që nxjerr në dukje një paragjykim dhe inat personal ndaj meje,
të cilat nuk mund të justifikohen, as të shpjegohen, është një vendim
arbitrar, i padrejtë dhe i jashtëligjshëm sidoqoftë, siç çdo paraburgim.

Përballë kësaj urrejtjeje që shprehet kundër meje, përballë “dënimit” të
padrejtë që vuaj sidoqoftë si i paraburgosur, përballë mospranimit
këmbëngulës të gjykatësve dhe prokurorëve për të parë të dhënat reale dhe
të vërtetën e çështjes, përballë diferencimit të dukshëm dhe të
jashtëzakonshëm që bëhet kundër meje, nuk kam mjet tjetër për të luftuar
përveçse me vet trupin tim.

Filloj grevë urie. Është i vetmi mjet që më mbeti si i burgosur për të
bërtitur të vërtetën dhe për të demaskuar padrejtësinë e madhe.
Për të demaskuar  urrejtjen dhe paragjykimin e mekanizmave të “ligjit
penal”. Për të demaskuar arbitraritetin dhe dhunën e një “drejtësie”  të
verbër dhe e nëpunësve të saj akoma më të “verbër”.
Nga E Prëmtja, datë 10 Korrik ndaloj së marri ushqim dhe depozitoj
deklaratë njoftimi për grevë urie pranë drejtorisë se burgut.

Ata që jetuan ngjarjet e Dhjetorit, ata që u njohën me dhunën e
mekanizmave, ata që jetuan  egërsinë e qelisë pa dënim ose me dënim, ata
që dinë se rruga e vetme drejt lirisë është rezistenca, ata që reagojnë
ndaj arbitraritetit dhe tmerrit të gjykatave, janë ata që më kuptojnë dhe
që do qëndrojnë në krahun tim.

Pa komente »

Ende pa komente.

Prurje RSS për komente në këtë postim. TrackBack URI

Lini një koment