Skandal , Pas Zogut, edhe Berisha, i drejtohet me “Madhëria Juaj”

Posted by arj@N | Artikuj | e Shtunë 19 Shtator 2009 4:16 am

zogu-leka-kralj-albanije

Nuk paskan të mbaruar çuditë me termat protokollare në Shqipëri.Nëse një ditë më parë, Leka Zogu iu drejtua Berishës si ta kishte vartës, këtë çudi e ka thelluar edhe më shumë sot kryeministri në Burrel, kur iu drejtua me emërtesën “Madhëria juaj”.

Deklaratat që kanë sjellë menjëherë reagime të qytetarëve që nuk e konsiderojnë Leka Zogun Madhëri dhe Mbret të Shqipërisë, pasi është një status i paligjshëm dhe ai thjeshtë vetëquhet si i tillë, erdhën sot në mesditë, kur Berisha mori pjesë në ceremoninë e vendosjes së shtatores së Mbretit Ahmet Zogu, në sheshin kryesor të qytetit të Bur (më tepër…)

Çështja Sako dhe Vanzeti

Posted by arj@N | Histori | e Enjte 17 Shtator 2009 12:29 pm

Howard Zinn

Pesëdhjetë vjet pas ekzekutimit të emigrantëve italianë Sako dhe Vanzeti, Guvernatori i Masaçusetit, Dukaki, ngre një komision me qëllim që të kontrollohet paanësia e gjyqit të tyre, dhe rezultoi se që të dy nuk u gjykuan në mënyrë të drejtë. Lajmi shkaktoi në Boston një furtunë të vogël reagimesh…
Në 50-vjetorin e ekzekutimit, gazeta N.Y.Times përmendte se:«Plani i Kryetarit të Bashkisë, të shpallë të Martën e ardhshme dita e ‘’Sakos dhe Vanzetit’’, u anulua për mënjanimin e debatit, sipas zëdhënësit të Bashkisë». Duhet të ekzistojë një arsye e rëndësishme, përderisa një çështje 50-vjeçare, tashmë më tepër se 75-vjeçare , të shkaktojë ndjenja kaq të forta. Konsideroj se kjo ndodh ngaqë diskutimi rreth Sakos e Vanzetit , sjell në dritë, në mënyrë të pashmangshme, probleme që na shqetësojnë edhe sot: si sistemi i drejtësisë, lidhja ndërmjet gjakndezjes së një lufte dhe lirive politike, dhe veçanërisht idetë zjarrvënëse të anarkizmit, domethënë zhdukjen e kufijve shtetëror dhe si rrjedhim edhe të luftës, eliminimin e varfërisë, zhvillimin e demokracisë së plotë. (më tepër…)

Grupi i Studentëve Të Huaj Selanik

Posted by arj@N | Artikuj | e Mërkurë 2 Shtator 2009 5:25 am

Greqia e ditëve të sotme është një vend që ka një numër të konsiderueshëm emigrantësh, i cili shkon në 10% në mos edhe më tepër. E megjithatë shteti grek dhe një pjesë e madhe e shoqërisë greke ka frikë ose nuk do të na përballoj si të barabartë, si rezultat ne të mbetemi të ngujuar në një vakum politik ,shoqëror e politik. Pas një periudhë shumëvjeçare të mënjanuar nga jeta shoqërore, te tmerruar e të terrorizuar, pa të drejta të plota,ne emigrantët kemi tashmë filluar ti kërkojmë më me vendosmëri dhe të marrim pjesë në një sërë lëvizjesh shoqërore. Emigrantët dhe fëmijët e tyre, rreth 200 000 nxënës dhe student, s’mund dhe s’duhet të anashkalohemi më. (më tepër…)