Çështja Sako dhe Vanzeti

Posted by arj@N | Histori | e Enjte 17 Shtator 2009 12:29 pm

Howard Zinn

Pesëdhjetë vjet pas ekzekutimit të emigrantëve italianë Sako dhe Vanzeti, Guvernatori i Masaçusetit, Dukaki, ngre një komision me qëllim që të kontrollohet paanësia e gjyqit të tyre, dhe rezultoi se që të dy nuk u gjykuan në mënyrë të drejtë. Lajmi shkaktoi në Boston një furtunë të vogël reagimesh…
Në 50-vjetorin e ekzekutimit, gazeta N.Y.Times përmendte se:«Plani i Kryetarit të Bashkisë, të shpallë të Martën e ardhshme dita e ‘’Sakos dhe Vanzetit’’, u anulua për mënjanimin e debatit, sipas zëdhënësit të Bashkisë». Duhet të ekzistojë një arsye e rëndësishme, përderisa një çështje 50-vjeçare, tashmë më tepër se 75-vjeçare , të shkaktojë ndjenja kaq të forta. Konsideroj se kjo ndodh ngaqë diskutimi rreth Sakos e Vanzetit , sjell në dritë, në mënyrë të pashmangshme, probleme që na shqetësojnë edhe sot: si sistemi i drejtësisë, lidhja ndërmjet gjakndezjes së një lufte dhe lirive politike, dhe veçanërisht idetë zjarrvënëse të anarkizmit, domethënë zhdukjen e kufijve shtetëror dhe si rrjedhim edhe të luftës, eliminimin e varfërisë, zhvillimin e demokracisë së plotë. (më tepër…)