SOLIDARITE NDAJ SOLIDAREVE

Posted by arj@N | Artikuj | e Mërkurë 18 Nëntor 2009 5:12 pm

Jo më ’’solidaritet’’. Nuk e duam një ‘’solidaritet’’ të tillë. Na mjaftojnë  problemet që kemi, pasi për problem bëhet  fjalë. Νjë ‘’solidaritet’’ i këtillë është kthyer në një nga pengesat e shumta të mendimit,veprimit dhe fjalës së lirë të emigrantëve. Ky ‘’solidaritet është i’’ mbushur me elementë që burojnë nga mentaliteti mbizotërues i pronarëve grek për ne emigrantët ‘’fatkeq’’ (më tepër…)

Studentet e Kamzes ne greve per masterat

Posted by arj@N | Artikuj | e Hënë 9 Nëntor 2009 3:46 pm

Studentet qe sapo kane perfunduar vitin e trete te deges se Ekonomi-Agrobiznesit ne Universitetin Bujqesor te Kamzes, kane protestuar perpara godines se fakultetit, me pas kane hyre ne greve urie. Shkaku i kesaj greve eshte miratimi i kuotave te masterave te nivelit te pare, te cilet kane si kusht noten mesatare, pikerisht ate shtate. Protestuesit pasi jane konfrontuar edhe me forcat e policise, te cilet nuk i kane lejuar te hyne ne godinen e Fakultetit te Ekonomi- Agrobiznesit, rreth 20 studente te mbeshtetur dhe nga dhjetera te tjere kane hyre me force per t’u ngujuar ne greve urie. (më tepër…)

Lidhja e Shkëlzen Berishës, Bumçit dhe Gërdecit

Posted by arj@N | Artikuj | e Mërkurë 7 Tetor 2009 5:20 am

berishaLidhjet e djalit të Kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha, dhe Gërdecit, e kanë zanafillën që në gjenezën e projektit që do të shndërrohej muaj më vonë në një tragjedi me 26 të vdekur dhe më shumë se 300 të plagosur. Shkëlzen Berisha është interesuar për projektin që në momentin kur po përgatitej kuadri ligjor i çështjes.

Në atë kohë, ministër i Drejtësisë ishte Aldo Bumçi. Por, edhe pse faktet implikojnë qartë djalin e Kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha dhe ish-ministrin e Drejtësisë, Aldo Bumçi, në skandalin e Gërdecit, ata jo vetëm që nuk janë marrë të pandehur, por as janë marrë në pyetje për të shpjeguar çështjen.

Ministria e Mbrojtjes kishte përgatitur kuadrin ligjor, por duhej miratimi i Ministrisë së Drejtësisë. Të gjitha materialet kaluan tek ministri Bumçi dhe stafi i tij, i cili pasi i pa, vendosi miratimin. Por, në këtë pikë, Bumçi tradhtohet nga një faks. Ai i dërgon një prej materialeve Ministrisë së Mbrojtjes dhe mbi të shkruan me dorën e tij: “Për Shkëlzen Berishën”. (më tepër…)

Skandal , Pas Zogut, edhe Berisha, i drejtohet me “Madhëria Juaj”

Posted by arj@N | Artikuj | e Shtunë 19 Shtator 2009 4:16 am

zogu-leka-kralj-albanije

Nuk paskan të mbaruar çuditë me termat protokollare në Shqipëri.Nëse një ditë më parë, Leka Zogu iu drejtua Berishës si ta kishte vartës, këtë çudi e ka thelluar edhe më shumë sot kryeministri në Burrel, kur iu drejtua me emërtesën “Madhëria juaj”.

Deklaratat që kanë sjellë menjëherë reagime të qytetarëve që nuk e konsiderojnë Leka Zogun Madhëri dhe Mbret të Shqipërisë, pasi është një status i paligjshëm dhe ai thjeshtë vetëquhet si i tillë, erdhën sot në mesditë, kur Berisha mori pjesë në ceremoninë e vendosjes së shtatores së Mbretit Ahmet Zogu, në sheshin kryesor të qytetit të Bur (më tepër…)

Çështja Sako dhe Vanzeti

Posted by arj@N | Histori | e Enjte 17 Shtator 2009 12:29 pm

Howard Zinn

Pesëdhjetë vjet pas ekzekutimit të emigrantëve italianë Sako dhe Vanzeti, Guvernatori i Masaçusetit, Dukaki, ngre një komision me qëllim që të kontrollohet paanësia e gjyqit të tyre, dhe rezultoi se që të dy nuk u gjykuan në mënyrë të drejtë. Lajmi shkaktoi në Boston një furtunë të vogël reagimesh…
Në 50-vjetorin e ekzekutimit, gazeta N.Y.Times përmendte se:«Plani i Kryetarit të Bashkisë, të shpallë të Martën e ardhshme dita e ‘’Sakos dhe Vanzetit’’, u anulua për mënjanimin e debatit, sipas zëdhënësit të Bashkisë». Duhet të ekzistojë një arsye e rëndësishme, përderisa një çështje 50-vjeçare, tashmë më tepër se 75-vjeçare , të shkaktojë ndjenja kaq të forta. Konsideroj se kjo ndodh ngaqë diskutimi rreth Sakos e Vanzetit , sjell në dritë, në mënyrë të pashmangshme, probleme që na shqetësojnë edhe sot: si sistemi i drejtësisë, lidhja ndërmjet gjakndezjes së një lufte dhe lirive politike, dhe veçanërisht idetë zjarrvënëse të anarkizmit, domethënë zhdukjen e kufijve shtetëror dhe si rrjedhim edhe të luftës, eliminimin e varfërisë, zhvillimin e demokracisë së plotë. (më tepër…)

« Faqja e MëparshmeFaqja Pasuese »